Një objekt banesor është përfshirë nga zjarri sot në Fushë Kosovë.
Nga Polica e Kosovës i kanë thënë lajmi.net se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit edhe Policia e Kosovës.
Siç bëhet e ditur, nuk raportohet për të lënduar mirëpo nga problemet me frymëmarrje, tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona, dy nga ta zyrtarë policor.
Deklarata e plotë e policisë:
Sot rreth orës 12:00, është raportuar se një objekt (banesë) në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë, është përfshirë nga zjarri.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit.
Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor)
Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.