12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Zjarri i madh në afërsi të Aeroportit – Policia konfirmon se një person u lëndua dhe 20 vetura u dogjën

- Advertisement -

Një incident ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Disa vetura dhe biznesi që merret me qiradhënie të veturave janë kapluar nga zjarri.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, konfirmoi se një person është lënduar si dhe 20 vetura të parkuara janë kapluar nga zjarri.

“Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi që merret me qiradhënje veturash. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale” , ka thënë ajo.

Ahmeti bëri me dije se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

E pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse Ahmeti tha se po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit