18.5 C
New York
Friday, August 1, 2025

Buy now

Zjarrfikësit përballen me sfida të mëdha, kërkojnë përkrahje institucionale

- Advertisement -

Gjatë muajve të fundit, zjarrfikësit janë përballur me një numër të madh zjarresh, duke realizuar intervenime të ndryshme në terren. Pavarësisht përkushtimit të tyre, kjo kategori vazhdojnë të punojnë në kushte shpesh të vështira e me probleme të tjera.

Si gjithmonë, në vijën e parë të frontit në përballje me zjarrin dhe në misionin për shpëtimin e jetëve. Edhe këtë verë, zjarrfikësit në Kosovë kanë realizuar qindra intervenime, shpeshherë në kushte jashtëzakonisht sfiduese.

Besim Fazliu, zjarrfikës me mbi dy dekada përvojë në këtë profesion, tregon për vështirësitë dhe sfidat me të cilat përballen për çdo ditë në terren.

“Ka pasur shumë zjarre dhe stafi nuk është i mjaftueshëm. Kemi pranuar zjarrfikës të rinj, por megjithatë na duhen edhe më shumë për këto zjarre që kemi pasur këtë vit. Në terrene të hapura, sidomos nëpër pyje, nuk kemi qasje me kamionë ? duhet të hyjmë në këmbë”, tha Fazliu.

Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, thekson edhe problemet tjera me të cilat ballafaqohet kjo kategori.

“Si sfidë e kemi ndërtimet që janë bërë pa kritere, ndaj hasim vështirësi në qasje te këto objekte. Sa i përket automjeteve, si numër kemi mjaftueshëm, por vetëm katër prej tyre janë brenda afatit të përdorimit, ndërsa të tjerat janë të vjetruara ose të amortizuara”, tha Shkodra.

Vetëm gjatë 7-mujorit të parë të këtij viti, kjo brigadë realizoi gjithsej 1578 intervenime, prej tyre 850 në zjarre të hapura.

RTK ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me kërkesat e zjarrfikësve, përfshirë definimin e statusit, shtesat e rrezikshmërisë dhe pajisjet e nevojshme, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

 

Të ngjashme

Të fundit