-6.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Zjarrfikësit dhe policët pa informata se sa do të paguhen për rrezikshmërinë

- Advertisement -

Ka 20 vite që uniformës i qëndron besnik dhe gjithherë është në gjendje gatishmërie.

Zjarrfikësit Afrim Gashi, shteti ia ka besuar përgjegjësinë për të shpëtuar jetë dhe pronën, por në rast se diçka shkon keq gjatë intervenimeve, vet ai do të duhet të merret me pasojat.

“Sigurimi shëndetësor neve nuk na është paguar asnjëherë, kushtet e punës nuk janë të mira. Nuk e plotësojnë standardin. Ka pasur zjarrfikës që është lënduar edhe është shëruar me mjete vetanake”, ka thënë Afrim Gashi, zjarrfikës.

Dita ndërkombëtare e zjarrfikësve Gashin dhe kolegët e tij i gjenë në situatë kur lëndimet në vendin e punës i paguajnë vet, dhe nuk marrin pagesë për rrezikshmërinë.

“As kontrolla sistematike, as sigurime shëndetësore, as rrezishkmëri në punë, as kompensim për ndërrimet e natës, as festë as për punë jashtë orarit, po flasim për mos-kompensim përgjatë vitit 2022”, ka thënë Muharrem Beka, Sindikata e Zjarrfikësve.

Me ligjin e ri për pagat në sektorin publik, zjarrfikësit mesatarisht paguhen pwr 30 euro mw shumw, por nuk dihet sa do të paguhen për rrezikshmërinë.

“Ne nuk e kemi të qartë sa do të jetë shuma, përgjigjen e kemi se do të kompensohemi në mënyrë retroaktive prej shkurtit, mirëpo shumë sa do të jetë, unë personalisht nuk e di, përgjigjen e kemi se lëvizje do të ketë”, ka thënë Beka.

Për rrezikun me të cilin përballen për çdo ditë nuk janë paguar që nga shkurti edhe mbi 8500 policë të uniformuar. Vetëm se policët për dallim me zjarrëfikësit, janë të njoftuar se për rrezikshmërinë do të paguhen nga 10 euro deri në 70 euro, ndërsa në të kaluarën janë paguar dyfish më shumë, nga 105 deri në 210 euro.

Sindikata e Policisë bënë thirrje që në muajin tjetër policët t’i marrin pagat edhe me pjesën e rrezikshmërisë, përndryshe do të ndërmarrin hapa.

Ministria e Financave dhe e Punëve të Brendshme muaj më parë kishin premtuar se në pagën e muajit mars do të nisë ekzekutimi i shtesave në pagë, premtim që nuk u mbajtë. Edhe para pesë ditëve thanë se edhe gjatë muajit prill, komisioni për shtesën për kushte specifike ende nuk e ka përfunduar punën.

Përkundër interesimit të RTV Dukagjini, që nga e dita e marte MPB nuk ka treguar se kur pritet të përfundojë ky proces dhe të bëhet ekzekutimi i shtesave për rrezikshmërinë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit