Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se situata me zjarret është përmirësuar.
Ai sot në mëngjes ka publikuar një fotografi që tregon përpjekjen e institucioneve shqiptare për të futur nën kontroll situate,
Sipas tij, e terë Evropa jugore për përballet me një situatë të tillë.
“dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve”, ka shkruar Rama në profilin e tij në “Facebook”.