Më herët u raportua se zjarret kanë përfshirë disa fshatra të Mitrovicës.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhirje Pllana.
Siç njofton policia, raportimet për zjarr së pari janë marrë rreth orës 15:08, për fshatin Cernush e më pas zjarri është përhapur edhe në fshatin Kqiq.
Përveç fshatrave Cernush dhe Kqiq, zjarri është përhapur edhe në fshatin Zasell, e ku njësitë policore bashkë me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në ndihmë të policisë dhe zjarrfikësve ka shkuar edhe FSK-ja me KFOR-in.
“Sot rreth orës 15:08 është raportu për një zjarr në Cernush, zjarri është përhap në fshatin Kqiq të pishat dhe fshatin Zaselle, njësitë policore, zjarrfikësit, FSK dhe zjarrfikësit e KFOR-i janë në vendngjarje duke u mundu me lokalizu zjarrin dhe në rast nevoje edhe me ba evakuuimin e banorëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.