Miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë këshilluar të mbajnë maska N95 jashtë për shkak të niveleve të dobëta të cilësisë së ajrit të shkaktuara nga zjarret intensive në Kanada.
Nju Jorku do të fillojë shpërndarjen e maskave falas të enjten. Kanadaja ka thënë se njerëzit duhet të mbajnë maskë nëse nuk janë në gjendje të qëndrojnë brenda.
Smogu pritet të përhapet përtej Nju Jorkut në zona të tjera të Bregut Lindor.
Zyrtarët paralajmërojnë se kushtet e rrezikshme të tymit pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.
Njerëzit në disa qytete në të gjithë SHBA u zgjuan të enjten për kushtet e rrezikshme të cilësisë së ajrit, duke përfshirë Filadelfia dhe pjesë të tjera të Pensilvanisë. Pjesë të tjera të SHBA-së, duke përfshirë pjesë të mëdha të Midwest dhe Jugut, janë gjithashtu nën alarmet e cilësisë së ajrit.
Pjesa më e madhe e tymit vjen nga Quebec, ku po digjen 150 zjarre. Është tashmë sezoni më i keq i zjarrit në Quebec në rekord.
Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul tha se një milion maska do t’u jepen banorëve të enjten.
“Kjo është një situatë e përkohshme. Kjo nuk është Covid,” tha ajo në një konferencë shtypi.