Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka reaguar përmes një thirrjeje publike, duke kërkuar ndihmë urgjente nga qytetarët që posedojnë pajisje për shuarjen e zjarreve.
Ai ka njoftuar se vatrat aktive janë të përqendruara në fshatrat Dubravë, Sallagrazhdë dhe Mushtisht.
“Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë mundësi dhe mjete për ndërhyrje, të ndihmojnë në zonën Dubravë – Sallagrazhdë – Mushtisht, ku situata është shqetësuese”, ka shkruar ai në një postim publik