28.5 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Zjarret e mëdha në vend, Muharremi: Për një minutë të digjen krejt investimet, qeveria as që ndien përgjegjësi, e pafalshme

- Advertisement -

Janë regjistuar mbi 100 zjarre në vend dhe dëme të konsiderueshme të kapitalit dhe pronave të njerëzve – fusha e ara – për çka ka reaguar opinionisti Shenoll Muharremi, duke konstatuar papërgjegjësi të plotë institucionale.

“Raste sikur dje munden me na dhënë një pjesë të përgjigjes. Sepse mjafton një minutë me tu kallë investimi e askush nuk e ndien përgjegjësinë. Askush nuk mendon me i ngritë kapacitetet e zjarrfikësve. Me kriju plane e strategji, me i realizu ato, që me i parandalu zjarret. Me i rregullu kushtet institucioneve përgjegjëse. Infrastrukturën me përmirësu, paisjet. Reagimin e intervenimin”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Investimet në Hi, Kuvendi e Ministrat në Wi-Fi

Mbi 100 zjarre dje. Dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në historinë e Kosovës.

Shumica e deputetëve, me gjasë edhe shumica absolute e qeverisë, as që e ndiejnë dhe kuptojnë, e as që dëshirojnë me ditë çka po ndodhë. Kosova kallej, Kuvendi e Qeveria krihej.

Po dje nuk janë kallë vetëm fushat e arat, janë kallë edhe investimet e njerëzve. Familjet ndoshta kanë kursyer me vite e dekada dhe kanë investuar e punuar me vite… por për një sekond investimi e djersa e tyre shkoj, u shkatërrua.

Një ministri mundet me të duk si diçka që e sheh në internet, por aty dje janë djegë investime shumëvjeçare, djersa dhe mundi i familjeve kosovare.

Pastaj kur po pyesim, pse kemi import kaq të lartë? Pse deficiti po na shkatërron ekonominë? Pse nuk po prodhojmë vetë?

Raste sikur dje munden me na dhënë një pjesë të përgjigjes. Sepse mjafton një minutë me tu kallë investimi e askush nuk e ndien përgjegjësinë.

Askush nuk mendon me i ngritë kapacitetet e zjarrfikësve. Me kriju plane e strategji, me i realizu ato, që me i parandalu zjarret. Me i rregullu kushtet institucioneve përgjegjëse. Infrastrukturën me përmirësu, paisjet. Reagimin e intervenimin.

Ka arsye pse jemi ku jemi. Arsyeja kryesore është drejtimi i keq i vendit dhe ekonomisë. Moskujdesi dhe papërgjegjësia institucionale ndaj bujkut, prodhuesit e bizneseve.

Prandaj, ky stil dhe kjo klasë politike nuk mundet me qëndru gjatë në pushtet. Nuk i mban koha, e as nuk i duron realiteti.

Kur njerëzve ju digjen të gjitha investimet e askush nuk mendon me i ruajt, me parandalu, me investu në menaxhim të rreziqeve, atëherë politika dhe qeveria e institucionet publike e humb krejt kuptimin.

E dje?

Derisa u kallte Kosova me mbi 100 zjarre, deputetët me kokëfortësi e mbanin vendin të bllokuar dhe pa institucione. Kinse 54 tentime, po në fakt nuk ka paskur asnjë tentim fare. Qëllimi i vetëm ka qenë me mbajtë vendin e bllokuar për interesa politike të ngushta.

E disa ditë më herët, edhe më zi. Derisa bujqësia jonë digjej, qeveritarët bënin fushatë e hanin bostan disa kilometra më larg po tregu interesin e ndjeshmërinë më të vogël se çka po ndodhë me ata që kanë investuar gjithçka për ekonominë tonë.

Kjo është e papranueshme dhe e pafalshme.

Të ngjashme

Të fundit