Për herë të dytë më radhë gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 11:00 zjarrfikësit e Kosovës nesër do të protestojnë para Qeverisë.
Sipas njoftimit kjo protestë do të mbahet për shkak të mospërmbushjes, së kërkesave të tyre rreth moskompensimit për rrezikshmëri në punë.
“Ju njoftojmë se Kryesia e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës dhe këshilli protestues ka vendosur që në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe gjendjen në përgjithësi në shërbimin e zjarrfikjes dhe shpëtimit, mosplotësimi i kërkesave të parashtruara me kohë, kërkesa të drejta dhe legjitime, moskompensimi për rrezikshmëri në punë, mosgatishmëria që Qeveria të zgjidh drejt problemet e krijuara edhe pas takimeve që kishim, zjarrfikësit e Kosovës kanë vendosur që me datën 14.12.2023 të riaktivizojë protestën si formë e presionit sindikal. Protesta do të organizohet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në ora 11:00 dhe do të vazhdojë deri sa të na informojnë për qëndrimin dhe të marrim një konfirmim dhe përgjigje nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Bëhet e ditur se protesta do të jetë paqësore.