19 C
New York
Wednesday, June 18, 2025

Buy now

Zjarre fushore në komunën e Suharekës, gjendja e rënduar

- Advertisement -

Në shumë vende në Kosovë vazhdojnë të jenë aktive vatra zjarri, që po favorizohen dhe nga temperaturat e nxehta ekstreme, që po mbretërojnë këto ditë më vend.

Organizata Vullnetare e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka publikuar fotografi nga zjarre fushore në komunën e Suharekës, ku gjendja duket e rënduar.

“Vazhdon gjendja rënduar me zjarre fushore në komunën e Suharekës. Zjarrfikësit në terren duke lokalizuar zjarrin”, thuhet në njoftim.

Ditën e sotme, zjarret që shpërthyen fillimisht në hamullore kanë rrezikuar dhe një shtëpi. Falë intervenimit të zjarrfikësve shtëpia ka pësuar vetëm dëme të vogla.

Të ngjashme

Të fundit