Home Lajme Zjarr te Tregu i Gjelbër në Prishtinë, policia jep detaje

Zjarr te Tregu i Gjelbër në Prishtinë, policia jep detaje

0
Zjarr te Tregu i Gjelbër në Prishtinë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që ka përfshirë Tregun e Gjelbër në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka njoftuar se ka pasur vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në tregun e gjelbërt në Prishtinë. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, është raportuar vetëm për dëme materiale.” – ka thënë ajo.

Exit mobile version