Në orët e para të mbërmjes së sontme është kapluar nga flakët shtëpia e të moshuarve në kryeqytet.
Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast, shkruan lajmi.net
Ajo e konfirmoi zyrtarisht rastin se zjarri ka rënë në shtëpinë e pleqve.
Ahmeti tha se në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ekipet e zjarrfiksëve.
Tutje ajo tha se zjarri është lokalizuar ndërsa në bazë të informacioneve të tyre, se tymi i zjarrit u ka shkaktuar vështirësi frymëmarrje disa personave dhe për këtë kanë kërkuar ndihmë, dhe se nuk ka të lënduar.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar”, tha ajo.