Sot në mesditë ka shpërthyer një zjarr në zonën malore në dalje të qytetit të Prizrenit.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje.
E në vendngjarje është edhe Remzie Sinanaj-Shala, Drejtoresha për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prizrenit.
Ajo tha se janë 10 vatra zjarri të cilat janë përhapur në lokacione të ndryshme, ndërsa janë rreth shtatë ekipe të zjarrfikësve të cilët po mundohen ta shuajnë zjarrin.
Nuk dua të them se zjarret janë të qëllimshme, por në bazë të asaj që po shihet, sigurisht që munden me qenë të qëllimshme”, tha Sinanaj-Shala për “TvPrizreni”.