Një objekt është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Komoran të Drenasit.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha se nga zjarri pati vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në Komoran të Drenasit. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo.
Zjarrfikësit dhe Policia po qëndrojnë në vendin e ngjarjes, tha ajo.
“Hetuesit në koordinim me prokurorinë, ka nisë një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Ahmeti.