20.2 C
New York
Friday, June 27, 2025

Buy now

Zjarr në një ndërtesë në Prishtinë, Policia jep detaje: Nuk raportohet për persona të lënduar

- Advertisement -

Një zjarr ka përfshirë çatinë e një blloku banesorë të “Banesave të Arabëve” në lagjen “Emshir”.

Zjarrfikësit janë parë në vendin e ngjarjes, teksa edhe Policia ka dhënë detaje.

Në njoftimin e tyre thuhet se deri më tani nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit