Një zjarr ka shpërthyer në mesnatë në një garazh në rrugën “Rexhep Mala”, në lagjen e Muhaxhirëve në Prishtinë.
Garazhi i një objekti banesor ishte mbushur me tym si pasojë e djegies së disa automjeteve.
Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta fikin zjarrin.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia po heton rrethanat që kanë çuar deri te zjarri






