Një pacient ka mbetur i vdekur nga zjarri në shërbimin emergjent të Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, ndërsa tre punëtorë shëndetësorë janë asfiksuar.
Mësohet se këta të fundit, fatmirësisht, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Pacienti me sëmundje psikiatrike ishte i hospitalizuar në klinikë, por kishte dalë nga aty në orët e vona të së mërkurës, ndërsa më vonë ishte sjellë nga Policia e Kosovës në emergjencën e Klinikës së Psikiatrisë.
Ende nuk dihet se si është shkaktuar zjarri.