8.4 C
New York
Thursday, April 17, 2025

Buy now

Zjarr masiv në jug të Shqipërisë

- Advertisement -

Disa vatra të mëdha zjarri kanë shpërthyer mbrëmjen e sotme në jug të Shqipërisë.

Zjarri ka përfshirë kodrat nga Kepi i Stillos deri në Katajeto, përballë fshatit Mursi në Bashkinë Konispol prej mëngjesit të sotëm dhe po vijon edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Nga pamjet dallohet situata e rëndë pasi vatrat e zjarrit janë të shumta, ndërsa kapaciteti zjarrfikës është tepër i vogël.

Sipas voxnews, kjo zonë është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, por për fat të mirë, deri tani nuk rrezikohet përhapja e flakëve drejt qytetit antik.

Të ngjashme

Të fundit