Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në Orikum në Shqipëri.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Vlorës kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara.
Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.
Në vendngjarje po vijon puna intensive për vënien nën kontroll të situatës. /A2 CNN/






