24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Zirkzee zyratizohet tek United, Bologna mendon ta zëvendësojë me sulmuesin “Dardan”

- Advertisement -

“Emiljanët” e Bologna ishin padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni në Serie A, me “Kuqeblutë’, që siguruan me meritë një biletë në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm, mirëpo duket se ky grup i mrekullueshëm që është krijuar te kjo skuadër do të shkrihet gjatë merkato së verës.

Tekniku italo-brazilian, Thiago Motta është larguar drejt Juventus, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë u largua edhe “ylli” i skuadrës, Joshua Zirkzee, me “tulipanin” holandez, që u zyrtarizua si lojtari më i ri i “Djajve të Kuq”.

Për këtë aryse, drejtuesit e Bologna kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe në listën e dëshirave është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Albion Rrahmanin, sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, pjesë e Rapid Bucurest në Rumani.

“Dardani’ ka realizuar plot 19 gola sezonin e shkuar me ekipin kryeqytetas me 23-vjeçarin nga Podujeva, teksa numëron edhe 5 asistime dhe falë këtyre performancave pozitive ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme.

Benfica e monitoron prej kohësh, gjithashtu edhe Werder Bremen, por jo vetëm, pasi Rrahmani pëlqehet shumë edhe nga Bologna dhe sipas shtypit italian raporton se dyshja Sartori-Di Vaio po ndjekin me interes goleadorin e talentuar, për të cilin Bologna do të ishte një destinacion perfekt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit