-2.6 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

Zirkzee e bën heroin, Manchester Unitedi fiton ndaj Fulhamit në frymën e fundit

- Advertisement -

Manchester Unitedi e ka nisur me fitore sezonin e ri në Premierligë, pasi në ndeshjen hapëse të elitës angleze fitoi 1:0 ndaj Fulhamit, me golin e debutuesit Joshua Zirkzee.

Pas një sezoni të dobët me përfundimin më të keq prej kur Premierliga ekziston, Djajtë e Kuq duket se kanë lënë pas ditët jo të mira, për ta filluar me tre pikë në ndeshjen e parë sezonale.

Përballja që u zhvillua në Old Trafford, i takoi skuadrës së Erik ten Hag, duke krijuar shumë raste të rrezikshme, por që përfundimi i aksioneve nuk ishin në nivelin e duhur.

Vetëm në pjesën e parë, Bruno Fernandes, shpërdoroi dy raste të arta, për të vazhduar pastaj me Casemiron që nga afërsia nuk realizoi.

45 minutat e parë u mbyllën me barazim pa gola.

Djajtë e Kuq vazhduan me ritëm të njëjtë, sërish ishin më kërkues se kundërshtarët dhe vazhduan të krijonin raste, por vetëm një gol e vendosi fatin e takimit.

Zhvillohej minuta e 87-të, kur Alejandro Garnacho asistoi në zonë, me Joshua Zirkzeen që ishte në vendin e duhur, për ta çuar topin në rrjetë për rezultatin 1:0.

Ylli holandez debutoi sot për Manchester Unitedin, pasi u transferua në këtë afat kalimtar nga Serie A, duke bërë kështu fillim ëndrrash në Teatrin e Ëndrrave.

Manchester United tani shkon në kuotën e tre pikëve me fitoren në frymën e fundit, teksa ndeshja e tyre e radhës do të jetë më 24 gusht në udhëtim te Brighton.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit