Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, është zënë ngushtë nga gazetarja në konferencë për media, derisa është pyetur për punësimin e motrës së tij.
Më herët është raportuar se motra e Xhelal Sveçlës, Magbule Hyseni, është punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ai është zënë ngushtë nga gazetarja, pasi e pyeti se cili është komenti juaj për këtë punësim, kur siç dihet Vetëvendosje ka qenë e zëshme kundër nepotizmit.
Këto deklarime të gazetares, Sveçla i quajti budallallëqe.
“Ne po flasim për një sulm terrorist dhe ju merreni me budallallëqe të tilla”, ka thënë ai.
Gazetarja i ka reaguar duke i thënë që këto nuk janë budallallëqe dhe ka kërkuar përgjigjen e tij, mirëpo Sveçla nuk u përgjigj fare.