Legjenda e futbollit brazilian, Zico, ka dhënë një intervistë të gjatë me “Gazzetta dello Sport” në të cilën ka treguar dy gabimet që i kanë kushtuar shumë kombëtares së vendit të tij në Botërorin e fundit.
Ai ka kritikuar faktin që Brazili nuk hodhi në fushë titullarët kundër Kamerunit dhe golin e pësuar nga kundërsulmi ndaj Kroacisë pasi kishin kaluar në avantazh në kohën shtesë.
Në të njëjtën intervistë, Zico ka sugjeruar se trajneri i mirëfilltë për skuadrën braziliane është Carlo Ancelotti, i cili, sipas tij, është trajneri më i mirë në botë.
“Trajneri Ancelotti do të ishte ideal, sepse respektohet edhe nga kundërshtarët e tij. Ai është numri një në botë, njeh futbollin dhe e di që lojtarët vlejnë më shumë se modulet taktike”, tha Zico.
Ai tutje ka shtuar se në Real Madrid, Ancelotti shfrytëzoi menjëherë brazilianët e rinj Vinicius dhe Rodrygo, të cilët janë kampionë të ardhshëm të futbollit.