Afër aeroportit të Prishtinës, te terminali doganor, sot është duke u mbajtur një ushtrim fushor ndërinstitucional.
Qëllimi i ushtrimit fushor është praktikimi i koordinimit midis institucioneve -agjencive, duke simuluar skenarë të ndryshëm për të siguruar një reagim efektiv,
Policia e Kosovës informon se ushtrimi fushor përfundon rreth orës 13:30 dhe falënderon qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tilla dhe rikonfirmon angazhimin e institucioneve për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë.