9.6 C
New York
Wednesday, January 14, 2026

Buy now

Zhvillimet në LDK, reagon Ilir Ferati: Kuvendi është institucioni që e hapë dhe e mbyll garën

- Advertisement -

Kryetari i Istogut nga radhët e LDK-së, Ilir Ferati, ka reaguar në lidhje me debatin brenda-partiak në këtë parti.

Pas rezultatit të dobët zgjedhor, Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares së partisë, duke e kërkuar këtë edhe nga Lumir Abdixhiku – Bajrami ka thënë se ky është standard i LDK-së.

E Ilir Ferati ka thënë se LDK nuk don protagonizëm individual, duke shtuar se kjo gjë partinë e ka dëmutar.

Ai ka shtuar se Kuvendi është institucioni ku duhet të ballafaqohen argumentet

Postimi i plotë:

LDK historikisht ka qenë parti e dialogut dhe e demokracisë së brendshme. Debati që po zhvillohet sot është pjesë e identitetit tonë politik dhe dëshmi se LDK ka kapacitet të reflektojë dhe të përmirësohet.

Ne jemi të vetëdijshëm se rezultatet zgjedhore kërkojnë analizë dhe përgjegjësi, por kjo duhet bërë me qetësi, respekt të ndërsjellë dhe përmes institucioneve të partisë, përkatësisht Kuvendit të Partisë. LDK është më e madhe se secili prej nesh – më e madhe se unë, se Lumiri, se Hykmetja – dhe ka kaluar shumë sfida duke ruajtur gjithmonë unitetin.

LDK nuk don protagonizëm individual, sepse na ka dëmtu historikisht; dhe kushdo që e sheh si formë protagonizmin individual, do ta dëmtojë LDK-në! Kuvendi është institucioni ku duhet t’i ballafaqojmë argumentet, institucioni që e hapë edhe e mbyll garën!

Kushdo që ka gatishmëri, e ka mundësine, dhe nuk duhet me i mungu guximi!

Ka edhe nga ata që presin ta shohin LDK-në të përçarë, madje në disa raste kanë investuar në këtë drejtim, por ne duhet të dëshmojmë se dimë të ballafaqohemi me mendime të ndryshme dhe të dalim më të fortë. Qëllimi ynë i përbashkët mbetet rikthimi i besimit të qytetarëve dhe forcimi i LDK-së si alternativë serioze për Kosovën.

I juaji,

Iliri

Të ngjashme

Të fundit