Bojkot pati edhe më parë por asnjëherë nga partia në pushtet.
Ky veprim që u bë sefte nga Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës po cilësohet si papërgjegjësi nga subjekti që në zgjedhjet e fundit fitoi 51 për qind të votave, transmeton klankosova.tv.
Këtë gjest, Mazllum Baraliu si profesor univesitar e lidh me moskuptimin e detyrës së tyre nga ligjvënësit. Mungesa e numrave nga mazhoranca, për Baraliun si hartues i Kushtetutes, i detyron të përzgjedhurit e popullit për të qeverisur, që t`i zgjatin dorën e bashkëpunimit opozitës.
Reflektim nga pushteti, po kërkon edhe Violeta Haxholli si monitoruese e ”Tempullit të Demokracisë”.
Nga të tri partitë opozitare, PDK, LDK e AAK, i pohuan Klanit se deri këtë të diel, nuk kanë marrë asnjë ftesë për takim e as bashkëpunim në këtë drejtim.
E mbledhja e kryesisë së Kuvendit është ftuar për të hënën, pas 3 javësh mungesë.