Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot në Kosovë.
Ai do të zhvillojë një takim me të parin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Për këtë ka njoftuar edhe vet zyra e kryeministrit.
Takimi do të zhvillohet në orën 14:00.
Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë.