Home Ballina Zhvillime nga Kuvendi në Shqipëri, Berisha: Kam video e mesazhe erotike, do ua jap organeve hetimor

Zhvillime nga Kuvendi në Shqipëri, Berisha: Kam video e mesazhe erotike, do ua jap organeve hetimor

0
Zhvillime nga Kuvendi në Shqipëri, Berisha: Kam video e mesazhe erotike, do ua jap organeve hetimor

Akuza të ashpra janë bërë në Kuvendin e Shqipërisë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, Sali Berisha tha se nuk është Edi Rama dhe se nuk fyen publikisht si “rrugaç”.

“Kemi të bëjmë me një agjent shumë të rrezikshëm, një tradhtar të SHBA, një armik të egër të opozitës dhe demokracisë shqiptare. Në këtë rast, çdo dokument që unë disponoj dhe do të disponoj, do t’i dorëzoj në organet kompetente hetimore. Ç’kujton ti? Jam Sali Berisha unë, nuk jam Edi Rama. Nuk jam unë ai që e dinë çfarë heqin ministrat në mbledhjen e qeverisë me fjalorin rrugaç që përdor. Unë nuk fyej publikisht. Përmenda emra unë aty. Asnjë emër, përse ju djeg ju kjo. Video erotike nuk i kam publikuar kurrë e nuk i publikoj, këtu është një rast tjetër kemi të bëjmë më një agjent shumë të rrezikshëm. Nuk them unë fjalë këtu erotike siç thotë kryetari juaj. Jam Sali Berisha unë nuk jam Edi Rama që ndaj ngratë sa herë që shkon në fushata elektorale. Unë nuk mund të fyej publikisht një grua, unë nuk përmenda emra. Me këtë kërkoni të mbuloni ju marrëdhënien me McGonigal”,tha Berisha.

Nikolla: Ju lutem lironi foltoren

“Cilës nga ju i ka djegur deklarata ime që unë të bëhem i sinqertë me ju, Elisa pyeti cilës i ka djegur më shumë, cilës? A ka marrëzi më të madhe se kjo? Me erotizma doni ta fshihni ju Gonigalin? Ai që keni ju kryetar grupi është kapur në flagrancë duke nxjerrë viza për trafik femrash”,shtoi Berisha.

Në përgjigje të tij kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha sot në seancë plenare se ka video në të cilat provon fjalor banal të Berishës.

“Në të drejtë vajza gra deputete dhe anëtare të Qeverisë kanë ngritur sot një shqetësim. Unë do të shpresoja shumë që minimalisht vajzat gra deputete të opozitës të dilnin dhe të lexonin deklaratat e deputetit Berisha 3 ditë më parë. Kanë qenë të turpshme, të rënda.

Kuvendi nuk mund të ndalet këtu për shqyrtimin e kësaj çështjeje. Aleanca e Grave të mblidhet nesër. Merreni dhe dëgjojeni dhe nëse ndonjë nga familja juaj e justifikon atë deklaratë atëherë në rregull jam unë. Duhet t’i japim fund një herë e mirë kësaj historie”, tha Balla./A2

Exit mobile version