Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është takuar sot me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Takimi i tij me LS-në vjen pas situatës së krijuar për mbajtjen e referendumit serb në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Siç shihet në pamjet e publikuara, prezent në takim ishte edhe i konsideruar “bos” i krimit në veri, personi që së fundmi u fut në listë të zezë nga SHBA-të, Milan Radojiçiq.
Siç bëri të ditur presidenca serbe, në lidhje me këtë takim do të lëshohet komunikatë.