-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Zhvillime dramatike: Kancelari gjerman më 4 maj pret në takim Kurtin e Vuçiqin

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq do të takohen më 4 maj në Berlin.

Takimi i tyre do të ndodhë me ftesë të Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz.

Në Berlin do të jetë i ftuar edhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kjo u bë e ditur, siç citon Klan Kosova me anë të një njoftimi për media nga Qeveria gjermane.

“Kancelari Scholz do të pret në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq”, thuhet në njoftim.

“Bisedimet do të shërbejnë gjithashtu për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja. Për këtë, kancelari ka ftuar në Berlin, Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili në mbrëmjen e 4 majit do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit