Nuk u foli për “Migrim” ku do të mund t’u kishte treguar se deri në 10% e popullsisë së vendit të vet ka “migruar dhe lëvizur” vetëm gjatë qeverisjes së tij (ASK).
U foli magjikshëm për zhvillim të madh të vendit.
Aq magjikshëm saqë ndokush i trajnuar në teori dhe praktikë të ekonomive shtetërore do të paramendonte se në Kosovë është gjetur ndonjë fushë e naftës: dhe tash vendi i dytë më i varfër në kontinentin evropian, çel-e-mshel-sytë është bërë fermë botërore e arit të lëngshëm.
Por, jo: zhvillim dhe vetëm zhvillim.
Albin Kurti i Vetëvendosjes foli në superlativ për veten dhe titulli i ligjëratës së tij ishte “çka bota mund të mësojë nga Kosova”, përkatësisht nga vetë ai.
- Mburrja
Jo argumente, prova e të dhëna; por fjalë me ngjyra të larta retorike për mbushamendje të të pranishmëve. Me fraza motorike e të llokomotivave se si Qeveria e tij “është ndezur në të gjitha cilindrat”. Ndërsa barra e të provuarit? Njëjtë si në Kosovë, iu la imagjinatës.
“Do ta kisha të pamundur të listoja çdo masë që Qeveria e Kosovës ka implementuar për të ndihmuar qytetarët t’ia dalin ndaj rritjes globale të çmimave: thjesht, kemi bërë tepër shumë”, tha Albin Kurti para një dhjetëra të pranishnish, siç e citoi Zyra e Kryeministrit (në gjuhën angleze).
Pastaj tregoi se si e ka “përthëkuar” (ang: contained) inflacionin: pra treguar se fuqia blerësore në Kosovë ka rënë drastikisht dhe se euroja në xhepin e qytetarit kosovar është bërë cent: përkatësisht, sipas ASK-së, 100 euro janë 65 euro në fuqi të blerjes krahasuar me vitin 2020. Por, aq më keq për të vërtetën.
“Ne ndërhymë për ta frenuar inflacionin, kudo dhe qyshdo që mund. Identifikuam dy faktorë që i kontribuonin rritjes së kostos së jetesës. Njëra ishte importi me çmime më të larta…tjetra lakmia e korporatave e manifestuar përmes rritjes së çmimeve dhe rritjes së marzheve të fitimit nën maskimin e një ambienti të inflacionuar”.
E ndihma që tha të ketë ofruar këtu përmes “masave qeveritare” jo vetëm që e kanë përthëkuar inflacionin në rrafshin afatshkurtët, “por edhe rregulluan skenë për rritje të eksporteve”.
: Gjykatën Kushtetuese. Nuk u tregoi të vërtetën se pse iu rrëzua Ligji për Çmimet Tavan; se nuk u rrëzua në vetëvete, por në formën se si ishte bërë: që Qeveria nuk ka të drejtë të bëjë organ të vet për të shtënë në dorë kontroll çmimesh, por se atë duhet ta bëjë një organ i pavarur. Megjithatë, s’kishte kush t’i ndërhynte dhe i ra në autopilot diskursit të vet.</p>
<p><i>“Gjykata e rrëzoi ligjin si jokushtetues, me pretekstin se shkelte parimet e tregut të lirë. Kjo ishte e njëjta Gjykatë që, vetëm disa muaj para këtij vendimi, kishte arritur në përfundimin në një rast tjetër se pagat e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të lartë publikë nuk duhej të përcaktoheshin nga tregu, por duhej të konsideroheshin një ‘e drejtë e fituar’.</i></p>
<p><i>Ky vendim erdhi pasi ne propozuam të ulnim pagat e tyre për të ulur pabarazinë midis pagave më të larta dhe më të ulëta në sektorin publik. Pra, e njëjta Gjykatë që ndihej kaq fort për tregun e lirë kur bëhej fjalë për ofrimin e ndihmës për familjet me të ardhura të ulëta, nuk ndihej e njëjta gjë për tregun e lirë kur bëhej fjalë për pagat e tyre të tepruara</i>”, tha Albin Kurti.</p>
<p>Iu kthye asaj se sa “e dhimbshme” ka qenë për të ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, duke e dhënë si finale një vendim që s’e ka marrë për përmbajtjen aq sa për formën: dhe që, ndryshe si ligjet e tjera që janë rrëzuar dhe i ka rishkruar në linjë me sugjerimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk e ka bërë edhe për Ligjin për Çmime Tavan; çka do të kishte qenë konsistente me “dhembshurinë” e tij ndaj çështjes.</p>
<figure><img decoding=)
“Nuk kam hezituar të kritikoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese kur besoj se ato janë të gabuara, apo edhe hipokrite si në këtë rast. E shoh këtë si detyrën time jo vetëm si zyrtar publik, por edhe si një aktivist politik i përjetshëm, i rritur në traditën e kritikës së hapur dhe demokratike. Mund të them pa dyshim se asnjë vendim gjykate në katër vitet e fundit nuk ka qenë më i dhimbshëm për mua sesa ai që ndalon kufizimet e fitimit për mallrat bazë, sepse u ka shkaktuar kaq shumë dëm qytetarëve dhe familjeve më vulnerabël të Kosovës”, tha ai.
Pabarazia shënoi rënie gjatë qeverisjes së tij, vazhdoi të thotë ai, sepse pagat u rritën dhe u dhanë subvencione. Kësisoji rritja ishte e lartë, dhe prandaj qeveria është e moralshme. Por, Gjykatat e kundërshtuan atë, dhe ato janë hipokritë.
Me fjalë të mbingopura dhe duke e ngarkuar dëgjuesin me shembuj të zemërgjerësisë qeveritare, Kurti në atë institut paraqiti veten me kompetencë të pandalshme. Kosova si model, ai vetë si reformator dhe kushdo që nuk pajtohet pengesë për të mirën e popullit.
“Pjesa më e madhe e performancës mbresëlënëse të ekonomisë së Kosovës mund të gjurmohet tek shpenzimet qeveritare. Rritjet në mbështetjen direkte për familjet, si dhe stimulimi i sektorit privat, kanë qenë përgjegjëse për pjesën më të madhe të rritjes që kemi parë. Por një pjesë e rritjes i atribuohet edhe progresit tonë në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

Kompanitë e huaja janë shumë më të gatshme të investojnë në një vend nëse nuk detyrohen të korruptojnë zyrtarët publikë për të hyrë në tregun vendas. Kjo ka ndihmuar në dyfishimin e investimeve të huaja direkte gjatë katër viteve të fundit. Për më tepër, kur njerëzit dhe bizneset janë optimistë për drejtimin e qeverisë dhe të vendit, ata kanë tendencë të shpenzojnë në vend që të kursejnë, duke ofruar një stimul tjetër për rritje”, vazhdoi ai.
Fjalimi vazhdoi me një marramendësi “arritjesh”: subvencione, grante, stimuj për investimet e huaja, pensione më të larta, shkollim universitar publik falas, rritje pagash, ulje e pabarazisë, dyfishim i investimeve të huaja, ulje e korrupsionit, shkallë rritjeje prej 6 përqind. Të pranishmit do të duhej thjesht ta gëlltisnin se Kosova qenka bërë laborator i demokracisë sociale: Asnjë rritje taksash, asnjë borxh i ri domethënës, programe të reja të mëdha sociale, rritje e fortë makroekonomike.