-2.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Zhveshja e uniformës nga policët serbë, Musliu: Kthimin duhet ta kenë të pamundur

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ashpër pasi policët serbë në veri zhveshën uniformat, duke iu bindur kështu urdhërit politik të Listës Serbe dhe Beogradit për të braktisur institucionet.

Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se siguria e Kosovës po sfidohet në veri të Kosovës.

Tutje, ka shtuar se këta policë që me kaq lehtësi zhveshën uniformat, nuk duhet t’u lejohet kthimi i sërishëm në polici.

Postimi i plotë i Musliut:

Siguria e Kosovës po sfidohet rend në Veri të Kosovës. Policet që zhveshen uniformat sot duhet të largohen përgjithmonë nga ky institucion. Uniforma e policit të shtetit nuk duhet keqpërdorur as si kompromis, as si mjet presioni politik dhe as si mjet prepotence e force. Policia e Kosovës duhet të lirohet nga marionetat por edhe nga kaubojët.

E zhveshën me lehtësi, kthimin duhet ta kenë të pamundur.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit