2.2 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Zhvatjet e buxhetit të shëndetësisë përmes tendero-manisë së renovimeve, Haxhiu: Vetëm në 8 pozicione në Klinikën e Gjinekologjisë janë zhvatur 506 885 euro

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 109, Bekim Haxhiu, ka publikuar disa dokumente ku sipas tij dëshmojnë zhvatjet e buxhetit te shëndetësisë përmes tendero-manisë së renovimeve ku vetëm në 8 pozicione në Klinikën e Gjinekologjisë janë zhvatur 506 885 euro.

Haxhiu ka siguruar ka siguruar kontrata për renovime në Klinikën e Gjinekologjisë, Klinikën e Urologjisë , Klinikën e Nefrologjisë Hemato – Onkologjisë, Klinikën e Emergjencës, Kardiologjisë, adaptimi i korridoreve dhe pritoreve në klinikat e kirurgjisë abdominale, radiologjisë dhe biokimisë, vërehen keqpërdorime të mëdha të buxhetit të qytetarëve.

Dëshmitë e Haxhiut:

Zhvatjet e buxhetit te shëndetësisë përmes tendero-manisë së renovimeve ku vetëm në 8 pozicione në Klinikën e Gjinekologjisë janë zhvatur 506 885€.

Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-215 Për Qasje në Dokumente Publike, kam siguruar kontrata për renovime në Klinikën e Gjinekologjisë, Klinikën e Urologjisë , Klinikën e Nefrologjisë Hemato – Onkologjisë, Klinikën e Emergjencës, Kardiologjisë, adaptimi i korridoreve dhe pritoreve në klinikat e kirurgjisë abdominale, radiologjisë dhe biokimisë, vërehen keqpërdorime të mëdha të buxhetit të qytetarëve.

Bazuar në këto kontrata rezulton se:
Demolimi i shtresës së ventilimit në kontratën “Renovimi i Klinikes Gjinekologjike” LOT 1 ka
kushtuar 32€ për m2 , në krahasim në kontratën “Renovimi i Onkologjisë” që ka
kushtuar 3€ për m2, apo 1066 % më shtrenjte në gjinekologji sesanë onkologji.

Demolimi i dyerve të brendshme në kontratën “Renovimi i Klinikes Gjinekologjike” LOT 1 ka kushtuar 85€ euro për copë , në krahasim në kontratën “Renovimi i Onkologjisë” që ka kushtuar 12€, apo 708 % më shtrenjtë në gjinekologji sesa nëonkologji.

Demolimi i plafonit të varur në kontratën ne “Renovimi i Klinikes Gjinekologjike” LOT 1ka kushtuar 22€ për m2, në krahasim në kontratën “Renovimi i Onkologjisë” që ka kushtuar 3€ m2, apo 733 % më shtrenjtë në gjinekologji sesa në onkologji.

Demolimi i mureve ndarëse, në kontratën “Renovimi i Klinikes Gjinekologjike” LOT 1 dhe kontratën “Klinika e Urologjisë” ka kushtuar 55€ për m2 , në krahasim në kontratën “Renovimi i Onkologjisë” që ka kushtuar 4€ m2, apo 1375 % më shtrenjtë në gjinekologji dhe urologji sesa në onkologji.

Demolimi i pllakave qeramike në kontratën “Renovimi i Klinikes Gjinekologjike” LOT 1 ka kushtuar 35€ për m2 , në krahasim në kontratën “Renovimi i Onkologjisë” që ka kushtuar 3€, apo 1166.66 % më shtrenjtë në gjinekologji sesa në onkologji.

Demolimi i paneleve nga qelqi në kontratën “Renovimi i Klinikes Gjinekologjike” LOT 1 ka kushtuar 85€ për m2 , në krahasim në çmimin real që kushton 10€ për m2, apo 850 % më shtrenjtë në gjinekologji sesa në onkologji.

Punët e mureve prej knaufit në kontratën “Renovimi i Klinikes Gjinekologjike” LOT 1 ka
kushtuar 120€ për m2 , në krahasim në kontratën “Renovimi i Onkologjisë” që ka
kushtuar 42€ për m2, apo 285% më shtrenjtë në gjinekologji sesanë onkologji.

Punët e plafonëve të lëshuar prej amstrongut në kontratën“Renovimi i Klinikes Gjinekologjike” LOT 1, ka kushtuar 60 € për m2, ndërsa në kontratën “Renovimi i Klinika e Urologjisë “ ka kushtuar 62€ m2, në krahasim në kontratën “Renovimi i Onkologjisë” që ka kushtuar 32€, apo 193% më shtrenjtë në gjinekologji dhe urologji sesa në onkologji.

Punët e suvatimit dhe masës rrafshuese në kontratën “Renovimi i Klinikes Gjinekologjike’ LOT 1 ka kushtuar 21 € për m2 , në krahasim që në shtëpitë e tona paguhet 12 € për m2 duke përfshirë edhe ngjyrosjen.

Gilinderat e shkalleve në kontratën “Renovimi i Klinikes Gjinekologjike” LOT 1 ka kushtuar 300€ për metër gjatësi, imagjino një metër gjatësi e gilinderit me u pagua 300 € kur ne treg çmimi është 120 euro.

Analiza e kontratave abuzive në shëndetësi, ku janë keqpërdorur dhe zhvatura vetëm ne 8 pozicione 506 885€.

ANALIZA NË SASI DHE ÇMIME:
1.Demolimi i ventilimit në gjinekologji prej 2045 m2 x 32 € m2 = 65 440.00 €.
2.Demolimi i dyerve në gjinekologji prej 258 cope x 85 € për cope = 21 930.00 €.
3.Demolimi i plafonëve te varur ne gjinekologji prej 5895 m2 x 20 m2 = 118 380.00 €.
4.Demolimi i mureve ndarëse ne gjinekologji prej 949m2 x 55 m2= 52 195 €.
5.Demolimi i pllakave qeramikës ne gjinekologji prej 1265 m2 x 35 € për m2 = 44 275 €.
6.Demolimi paneleve nga qelqi për 165 m2 x 85 € = 14 025 €
7.Punet e ndarjeve të knaufit në gjinekologji prej 1537 m2 x 120 € për m2 = 184 440 €
8.Suvatimi dhe gletimi prej 11 872 m2 x 21 € = 249 375 €.

Gjinekologji kostoja totale për 8 pozicione është 750 060 €.

KOSTOJA dhe ZHVATJA duke u bazuar në çmimin real dhe kontratën e onkologjisë:
1.Demolimi i ventilimit në gjinekologji prej 2045 m2 x 3 € m2 = 6135 €, zhvatje 59305€.
2.Demolimi i dyerve në gjinekologji prej 258 cope x 12 € për cope = 3096 €, zhvatje 18834€.
3.Demolimi i plafonëve te varur në gjinekologji prej 5895 m2 x 3€m2 = 17 685 €, zhvatje 100695€.
4.Demolimi i mureve ndarëse në gjinekologji prej 949 m2 x 4€m2= 3796 €, zhvatje 48399€.
5.Demolimi i pllakave qeramikës në gjinekologji prej 1265 m2 x 35 € për m2 = 3795 €, zhvatje 40480€.
6.Demolimi paneleve nga qelqi për 165 m2 x 10 € = 1650 €, zhvatje 12375€.
7.Punët e ndarjeve të knaufit ne gjinekologji prej 1537 m2 x 42 € për m2 = 64 554 €, zhvatje 119886€.
8.Suvatimi dhe gletimi prej 11 872 m2 x 12 € çmimi = 142 464 €, zhvatje 106911€

Zhvatja në 8 pozicione është 506 885 €
Kontrata në gjinekologji është analizuar bazuar me kontratën nëonkologji ku çmimet janë më reale me çmimet e tregut.

Gjithashtu edhe kontrata tjera për renovime në Klinikën e Urologjisë, Klinikën e Nefrologjisë Hemato – Onkologjisë, Klinikën e Emergjencës, Kardiologjisë, adaptimi i korridoreve dhe pritoreve ne klinikat e kirurgjisë abdominale, radiologjisë dhe biokimisë janë me çmime abuzive.
Në tabelën e publikuar me ngjyre te kuqe janë çmimet abuzive ndërsa me ngjyre te gjelbër janë çmimet reale te tregut, me ngjyre te zezë janë çmime e tregut.

Kompania qe ka fituar tenderin ne gjinekologji dhe kompania qe ka fituar tenderin ne urologji kanë hy ne konzorcium dhe kanë fituar bashkë tenderin në Klinikën e Nefrologjisë dhe Hemato -Onkologjisë.

Analizone vetë këtë zhvatje te Buxhetit te Kosovës nga Qeveria në ikje.
👇

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit