Nxënësit e gjimnazit “Ahmet Gashi”, “Gjin Gazuli”, “Xhevdet Doda”por edhe disa gjimnazeve tjera të kryeqytetit për të shkuar në ekskursion në Shqipëri ata kanë paguar 149 euro, deri sa nxënësit e gjimnazit “Eqrem Qabej” në Prishtinë për ekskuzionin e njëjtë kanë paguar vetëm 119 euro, raporton FrontOnline.
Për të realizuar ekskursionin dy gjimnazet e para “Ahmet Gashi” dhe “Gjin Gazuli”, kanë përzgjedhur kompaninë “Shpejtimi”, deri sa në garë kanë qenë së paku dy kompani që kanë ofertuar më çmim më të lirë se sa kompania që është përzgjedhur si fituese nga shkolla, deri sa gjimnazi i tretë “Eqrem Qabej” ka përzgjedhur kompaninë “Sharr Travel”, e cila ka pasur ofertën me të lirë në raport me kompanitë tjera që kanë qenë në garë.
Drejtorë të gjimnazeve në Prishtinë po dyshohet se në mënyrë krejtësisht jo transparente po përzgjedhin për ekskuzione kompaninë më çmim më të lartë, deri sa tenderi nuk po iu jepet kompanitë që kanë aplikuar me çmime më të lira deri në 30 euro për nxënës, apo rreth 12 mijë euro me shumë, ndonëse kushtet që ofertojnë kompanitë si për transport, ashtu edhe akomodim thuajse janë të njëjta.
Burime të Front Online bëjnë të ditur se Operatorët Ekonomik që kanë qenë pjesë në këtë procese prokurimi për zhvatjet që po u behën nxënëseve të shkollave të kryeqytetit tashmë lëndën dhe ankesat e tyre i kanë dorëzuar në organet e hetuesisë për zbardhje të kësaj skeme.
Kurtishaj: Po i trajtojnë shkollat publike sikur me qenë shkolla private
Pronari i ‘’Sharr Travel’’ kompanisë me të madhe turistike në vend, Ruzhdi Kurtishaj, për Front Online, e konsideron skandaloze vendimin e Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë dhe vendimin e disa prej gjimnazeve të kryeqytetit për formën e përzgjedhjes së kompanisë me çmimin me të shtrenjtë që të i dërgoj për ekskursion nxënësit e Prishtinës në Shqipëri.
’Po i trajtojnë shkollat publike sikur me qenë shkolla private dhe po vendosin për maturantë me çmime astronomike. Tek “Gjin Gazulli” është përzgjedhë kompania për 9 mijë euro më e shtrenjtë se sa oferta e kompanisë sonë” thotë ai.
Më tutje Kurtishaj, tregon se kompania që ai udhëheq, ka propozuar tri hotele ku shkollat kanë mundur të zgjedhin se ku duan të shkojnë, por se thotë kjo nuk ka ndodhur, pasi intersimi i drejtorëve ka qenë plotësimi i xhepave të tyre.
‘’Sharr Travel ka tri hotele ku mund të zgjedhin ata, FAFA, Bonita, ndërsa ata kanë detyruar prindërit të paguajnë më tepër, sigurisht për të plotësuar xhepat e tyre. Kjo është një turp dhe faqe e zezë çka është duke ndodhur me shkollat e Prishtinës. Gjin Gazuli zgjedhë ofertën për 30 euro me të shtrenjtë për shkak të interesit personal duke refuzuar ofertat më të lira’’ thotë ai.
Nga Sharr Travel tregojnë se nuk kanë pranuar asnjë dokument mbi arsyet e eleminimit të tyre nga oferta.
‘’Ne nuk kemi asnjë dokument që tregojnë arsyet e eleminimit të ofertës tonë. Këtu është shkelur udhëzimi administrativ 2/2016 edhe tek kushtet të cilat i ka vendos DKA, ku kërkon leje të punës për agjenci, kur vetë Komuna e Prishtinës nuk lëshon leje të punë’’ shprehen ata.
Kurtishaj, thotë se këtu ka kurdisje të kritereve për një kompani që tash e sa vite i dërgon nxënësit e këtyre shkollave në Shqipëri.
Pra, ka kurdisje të kushteve dhe kritereve. Shkolla Xhevdet Doda, Sami Frashëri e të tjera tash e sa vite udhëtojnë me të njëjtën kompani. Vetë drejtori i shkollës ka thënë se ne fare nuk e kemi shqyrtuar ofertën tuaj, por vetëm të kompanisë tjetër’’ tha ai.
Veselaj: Nuk po na ofrojnë qasje në dokumente, lënda do të dërgohet në hetuesi
Edhe nga kompania ‘’ER LINES’’ e cila kishte aplikuar për ofertën për të i dërguar nxënësit e Prishtinës në ekskursion në Shqipëri, thonë se i kanë përmbushur gjitha kriteret, por që janë refuzuar nga oferta.
”Të gjitha kriteret i kemi përmbushur dhe çfarë është më e keqja se nga 7 tetori ne kërkojmë qasje në dokumente, duke ju drejtuar DKA-së dhe gjitha shkollave, zero transparencë’’ thotë Shpejtim Veselaj, pronar i Kompanisë Turistike, ‘’ER LINES’’
Veselaj, për Front Online, deklaron se për këtë çështje ka përgatitur një denoncim tek Krimet Ekonomike.
‘’Unë jam duke e përgatitur një denoncim në Krimet Ekonomike. Çka të flas unë para teje, mbajë përgjegjësi penale, por edhe ata që i kanë shkelur rregullat do të mbajnë përgjegjësi penale. Zero komunikim. Kam pritur për qasje në dokumentet, por s’kam përgjigje’’ thekson ai.
Pronari i ER LINES, thotë se kanë pasur për 29 euro çmimin me të lirë se sa kompania fituese.
‘’Ne kemi konkurruar në mënyrë zyrtare. Çmimi jonë për Gjimnazin Xhevdet Doda, Ahmet Gashi, ka qenë 120 euro, ndërsa nga informacionet tona, thonë se nxënësit kanë paguar 149 euro. Sot është data 17 dhe nuk jep qasje askush’’ pohon ai.
Nga ER LINES shtojnë se kanë pasur kontakte me zyrtarë e drejtor të shkollave, të cilët iu kanë thënë se dosjet e tyre janë në DKA.
‘’Kemi pasur kontakte verbale me zyrtarët dhe drejtorët e shkollave. Disa nga shkollat na kanë kthyer përgjigje duke thënë se dosjet janë në DKA. Drejtorin e Xhevdet Dodës e kam thirre, e kam pritë një orë për një takim zyrtar, i kam thënë po dua me pa dosjen me shikuar çka ka operatori tjetër më shumë se unë, se për kriteret që kanë qenë në shpallje publike i kam plotësuar të gjitha. Leja e punës nuk ekziston në asnjë komunë dhe unë dua me ditë operatori ekonomik a e ka lejen e noterizuar dhe nëse nuk e ka të noterizuar i bie se e ka shkelë rregullin’’ thotë Veselaj, pronar i ER LINES.
Shpejtimi: Fitues na ka shpallur Këshilli Drejtues i Shkollës, drejtori i shkollës dhe DKA-ja
Nga Kompania ‘’Shpejtimi’’ për Front Online, kanë treguar se kanë fituar tenderët për ekskuzione duke thënë se për këtë ka vendos, Këshilli Drejtues i shkollës, drejtori i shkollës dhe DKA-ja.
“Komisioni që e formon Këshilli Drejtues, drejtori i shkollës, pra DKA-ja. i keni shpalljet publike zotëri, këqyrni aty për të satën herë e kemi fituar ofertën’’ u shprehën përmes telefonit nga Kompania ‘’Shpejtimi’’.
Gjocaj: Është e vërtetë se një kompani ka konkurruar me çmim me të ulët
Drejtori i Gjimnazit ‘’Gjin Gazuli’’ , Bujar Gjocaj, për Front Online, mohon se është zgjedhur kompania më e shtrenjte, duke treguar arsyet e përzgjedhjes së kompanisë fituese.
”Nuk është e vërtetë se është zgjedhë kompania me çmimin me të shtrenjtë. Një kompani ka pas çmimin me të lirë por nuk ka pasur hotelin e rezervuar. Kur ne kemi kontaktuar me hotelin ai na ka dërguar e-mailin dhe ka thënë se kompania e ka bërë fallc dokumentin. Dallon hoteli prej hoteli. Hoteli me pesë yje. Kemi pasur rast kur kanë thënë se është hapur hoteli veç për neve dhe kur kemi shkuar kemi parë gjëra nëpër korridor dhe ka qenë rrezik me u helmuar nxënësit’’ thotë ai.
Gjocaj, vazhdon duke avokuar kompaninë fituese dhe duke treguar arsyet se përse kompanitë tjera janë eleminuar nga oferta.
‘’Është e vërtetë se një kompani ka konkurruar me çmim me të ulët por nuk e ka pas konfirmimin e hotelit, e ka pas fallc dhe ajo kompani ka rrezik me u ballafaqua me ligjin për falsifikim. Ne kemi pasur përvoja kur filan kompania ka thënë ju dërgoj në x hoteli dhe kur ka ardhur dita me shkuar, ka thënë se ai hotel është i zënë, por po shikojmë të shkojmë diku tjetër’’ thotë ai.
Drejtori i Gjimnazit ‘’Gjon Gazuli’’, thotë se është vendim i kryetarit të këshillit të shkollës se kë e zgjedhin si kompani fituese, përkundër se vendimi është shpallur nga DKA-ja, institucion publik ky.
”Është vendim i kryetarit të këshillit të shkollës dhe është vendim që i rri prapa deri në vdekje. Kriteret nuk i përcakton shkolla, por i cakton DKA-ja, dhe kush i ka plotësuar kriteret, e ka fituar tenderin. Një kompani tjetër ka aplikuar, por e ka sjellë me vonesë dhe nuk ju ka pranuar, një kompani tjetër ka sjellë një hotel për cilin nuk kemi ditur se çfarë hoteli është edhe kemi analizuar se nëse i qojmë në një hotel ku një fëmijë nuk han buke aty dhe han jashtë i kushton 10 euro, dhe kushton më shtrenjte se sa këtu’’ thotë ai.
Komuna nuk përgjigjet.
Front Online ka provuar të kontaktoj edhe me drejtorin e Gjimnazit ”Ahmet Gashi”, Haxhi Metaj, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm, po ashtu ne kemi dërguar pyetje edhe në drejtim të Drejtorisë së Arsimit tek Komuna e Prishtinës, për këtë çështje, por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje