-10.3 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Zhurmë e madhe pas incidentit të Osmanit, Kurti hesht

- Advertisement -

Maqedonia e Veriut ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka kërkuar informacione në lidhje me incidentin ku u përfshi presidentja Osmani në Aeroportin e Shkupit, ku situata u tensionua pasi ajo refuzoi ta dorëzojë në skaner telefonin e saj.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në anën tjetër, i ka dërguar Maqedonisë së Veriut notë proteste, njoftim ky i bërë në llogarinë e tyre në Facebook, megjithatë, jo edhe në llogarinë me emër të kryediplomates Donika Gërvalla.

Njoftimin më lartë, e ka shpërndarë në llogarinë e tij më pas Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë Kurti.

Këto janë reagimet e bëra nga Qeveria e vendit tonë sa i përket kësaj situate. Kurti pavarësisht disa paraqitjeve publike që pati sot, dhe duke e njohur si goxha aktiv në rrjetet sociale, mbetet ende i heshtur.

Vlen të theksohet se pas letrës së famshme dërguar në KiE rreth Asociacionit, mosmarrëveshjet Kurti-Osmani dolën në pah edhe një herë gjatë kësaj jave.

Kjo pasi ky i pari, nuk i shkoi presidentes në takimin e thirrur ku u diskutua rreth datës së mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

“…këtë përgjigje e paskeni ju, ne nuk e kemi, një përgjigje që e kam pasë më herët ka qenë se nuk është në Kosovë, por qenka.” – do të deklaronte mes tjerash presidentja, kur u pyet rreth mospjesëmarrjes së Kurtit.

Mosmarrëveshje që janë bërë edhe më publike, ajo duket të ketë me kryediplomaten Donika Gërvalla, të cilat po komunikojnë përmes këngëve tashmë.

Pasi kjo e fundit e përshëndeti me një këngë të titulluar “llafe-llafe”, Osmani ia ktheu:

“Meqë doni me kangë të Dafinës me vazhdu, e ka një të re para 1 muaji: Me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve, me kast, me kast përsëritës i gabimeve. Më falni është kënga e Gilit se idhnohet Gili.” – tha Osmani.

Presidenca me tjetër reagim

Në një reagim të publikuar mbrëmjen e së shtunës, nga Presidenca e Kosovës kanë thënë se Aeroporti i Shkupit dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut e pranuar se urdhëri ishte dhënë nga ky instiucion për kontrollën ndaj saj.

“Presidentja me të drejtë ka refuzuar një gjë të tillë, bazuar edhe në këshillat që për vite me radhë i merr nga vet institucionet e sigurisë. Në fakt sot edhe Aeroporti i Shkupit, por edhe vet MPB e Maqedonisë pranuan se urdhëri ishte dhënë nga MPB e Maqedonisë së Veriut për një kontrollë të tillë, i cili bie ndesh në tërësi me rregullat e trajtimit të krerëve të shtetit sipas praktikave diplomatike” – thuhet tutje.

Tutje presidenca e ka quajtur skandaloz pretendimin se ka pasur diçka të dyshimtë në çantën e Osmanit, derisa tutje shtoi:

“Edhe më skandaloze është deklarata e sotme e MPB-së, se kinse ministri i brendshëm i Maqedonisë së Veriut paska pasur disa informata, të cilat kanë shpier tek kërkesa për kontroll të çantës personale dhe telefonit të Presidentes. Kjo është tendencë e paprecedentë për denigrim jo vetëm të Presidentes, por edhe të shtetit të Kosovës. Maqedonia e Veriut duhet ta ketë parasysh që një propagandë të tillë është duke e bërë kundër një Presidenteje, e cila gjatë gjithë mandatit të saj ka kontribuar vetëm e vetëm në thellimin e raporteve pozitive ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”.

“7. Situata e djeshme në Aeroportin e Shkupit nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit