“Zhgënjyese”, Blerta Deliu i reagon “Qumilit”: Artisti matet me aftësinë për të hapur horizonte të reja e jo në këtë formë

- Advertisement -

Sevdai Radogoshi, i njohur në publik si “Qumili”, ka bërë bujë me deklaratën e dhënë në Canape në T7, ku tha se “studentët e fshatrave të Klinës e Malishevës kurrë nuk kanë qenë në teatër”. “Zhgënjyese” e ka quajtur këtë deklaratë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

Ajo thotë se “madhështia e një artisti matet me aftësinë për të hapur horizonte të reja dhe për të shërbyer si shembull, jo në këtë formë”.

Reagimi i saj i plotë:

Sa zhgënjyese!

Në një shoqëri të vogël si kjo e jona, me sfida ekonomike e kulturore, arti nuk ka qenë gjithmonë i qasshëm për të gjithë. Shumë qytetarë nuk kanë pasur mundësi reale të shkojnë në teatër. Kjo nuk i bën ata më pak të vlefshëm. Madhështia e një artisti matet me aftësinë për të hapur horizonte të reja dhe për të shërbyer si shembull, jo në këtë formë.😔

Të ngjashme

Të fundit