Marseille merr fitoren e parë dhe atë e bën ndaj AEK Athens, të cilën e mundi me rezultatin 3-1. Francezët zhbllokuan takimin në minutën e 27’ me Vitinha që kaloi ekipin e Gatussos në avantazh dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0.
Skuadra greke reagoi mirë në minutën e 53’, kur Pineda shënoi golin e barazimit.
Megjithatë një ndërhyrje e gabuar e portierit të AEK-ut, Stankovic, i cili doli me karton të kuq në minutën e 57’ u dha një tjetër favor vendave.
Pas kësaj ndeshje, Marseille kryeson Grupin B me pesë pikë, teksa AEK Athens renditet aktualisht ne vend të dytë me katër pikë.
Olympiacos Piraeus merr një fitore të madhe nështëpi ndaj West Ham, të cilin e mund me rezultatin 2-1, me skuadrën greke që siguron triumfin e parë, teksa anglezët lënë pikët e para, pasi nga në dy takimet e mëhershme kanë marrë pikët e plota.
Olympiacos zhbllokoi takimin që në minutën e 33’ me Fortounis që kaloi ekipin e tij në avantazh, teksa në minutën e 45+1’ Rodinei dyfishoi avantazhin e vendasve.
West Ham provoi të reagoi dhe ia doli në minutën e 87’ me Paqueta, por nuk ia doli ta ndryshonte rezultatin e kësaj sfide.
Pavarësisht kësaj disfate, West Ham kryeson Grupin A me gjashtë pikë, teksa Olympiacos renditet në vend të tretë me katër pikë.
Takimi tjetër i këtij grupi, TSC-Freiburg u mbyll me rezultatin 1-3. Goli i vetëm për vendasit u shënua në minutën e 13’ nga Petrovic, teksa golat për miqtë i realizoi Grifo me penallti në minutën e 49, po ai shënoi në minutën e 59’ golin e dytë, teksa në minutën e 73’ realizoi triplet dhe vulosi këtë takim.
Pas kësaj sfide TSC qëndron në vend të fundit me një pikë, teksa Freiburg renditet në vend të dytë me gjashtë pikë.
Atalanta ngec në barazimi 2-2 në transfertën e Strum Graz, por vazhdon të kryesojë e pacënuar Grupin D.
Ishin vendasit ata që gjetën të parët golin, duke zhbllokuar takimin me Prass në minutën e 13’.
Atalanta reagoi mirë dhe gjeti barazimin me Muriel në minutën e 34’, teksa në minutën e 45+7’ Muriel realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe kaloi skuadrën e Gasperinit në avantazh.
Në minutën e 53’ vendasit u gjendën në inferioritet numerik pasi Hierlandermori kartonin e dytë të verdhë.
Pavarësisht faktit që ishin më të paktë në numër, Strum Gaz reaguan mirë dhe në minutën e 80’ barazuan me Horvat që shënoi me penallti.
Pas këtij takimi, Atalanta vazhdon të kryesojë Grupin D me shtatë pikë, teksa Strum Gaz rendite në vend të dytë me katër pikë.