Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka publikuar pamje nga protesta e djeshme e opozitës e cila u organizua para kryeministrisë.
Siç shihet në videon e publikuar nga Rama, shkallët e objektit janë lyer me bojën e hedhur nga protestuesit.
Kreu qeveritar ka ironizuar me protestën dhe protestuesin duke i quajtur “zhgarravina të revolucionit”.
“DJE zhgarravinat e revolucionit. SOT dushi i regjimit NESËR nis një javë e re punësh të mira”,- shkruan Rama në videon që ka publikuar.