6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Zhegrovës i hiqet kartoni i kuq

- Advertisement -

Edon Zhegrova nuk do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Lillet, ashtu siç pritej.

Në fakt, futbollisti kosovar ishte ndëshkuar me karton të kuq në duel me Metzin fundjavën që shkoi,

Mirëpo, Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Francës e ka shikuar edhe një herë rastin dhe e ndryshoi vendimin e gjyqtarit.

Sipas këtij komisioni, përfaqësuesi kosovar nuk kishte simuluar kur e mori kartonin e verdhë.

Ai më pas e mori edhe një karton të verdhë dhe me këtë rast u përjashtua nga loja në minutat shtesë.

Duke ia hequr kështu kartonin e parë të verdhë, Zhegrova do të jetë në dispozicion të trajnerit këtë fundjavë.

Lille do të përballet me Lyonin të dielën që vjen në Ligue 1.

Kjo ishte vetëm paraqitja e dytë e ish-futbollistit të Baselit.

Ai kishte luajtur paraprakisht pak minuta ndaj Paris Saint-Germainit.

Ndër të tjera, debutoi edhe në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma ndaj Chelseat, në humbjen, 0:2.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit