22.5 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Zhegrova zyrtarizohet si lojtar i Juventusit

- Advertisement -

Pas shumë muajsh me spekulime të shumta, e ardhmja e Edon Zhegrovës është vulosur të hënën, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Zhegrova edhe zyrtarisht është futbollist i skuadrës së Juventusit, pasi gjiganti italian zyrtarizoi transferimin e tij nga Lille.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, është prezantuar te Juventusi, ekip të cilit iu bashkua nga Lille për 20 milionë euro me bonuse.

Zhegrova ka firmosur kontratë deri në vitin 2030 me Juventusin, ndërsa do të ketë pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.

Shkaku i procedurave të transferimit te gjiganti italian, Zhegrova do ti mungojë Kombëtares së Kosovës në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026 kundër Zvicrës dhe Suedisë.

Kalimi i tij tek Juventusi është një hap i madh në karrierë kurse do ta bartë fanellën me numrin 11.

Zhegrova për shkak të një lëndimi nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar derisa pjesë e Lillet ishte prej vitit 2022 kur iu bashkua nga Baseli për 7 milionë euro.

26-vjeçari, në 107 paraqitje zyrtare me fanellën e Lillet, ka shënuar 26 gola dhe ka bërë 18 asistime.

Të ngjashme

Të fundit