Sport

Zhegrova: Të jemi më të vëmendshëm në ndeshjet e ardhshme

By GAZETA SCANNER 1

March 29, 2023

Edon Zhegrova, i cili edhe e ka shënuar golin e vetëm për Kosovën në ndeshjen me Andorrën e cila ka përfunduar me barazim, ka thënë se në ndeshjet e ardhshme duhet treguar më shumë vëmendje.

Ai ka komentuar pas ndeshjes së sontme.

“Nga fillimi është dashur të jemi më agresiv. Ata u mbrojtën me njëmbëdhjetë lojtarë. Në fund ishim të pafat. Në ndeshjet e ardhshme duhet të jemi shumë më të vëmendshëm dhe të fitojmë. Ndryshe nuk mund të kualifikohemi”, ka thënë Zhegrova. “Unë nuk besoj që duhet të zbehen shpresat. Përkundrazi. Unë mendoj që duhet të marrim më shumë vullnet për ndeshjet e ardhshme, të jemi më të motivuar dhe të fitojmë ndeshjen”.