3.2 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Zhegrova starton ndaj Sassuolos

- Advertisement -

Gjasat janë të mëdha që Edon Zhegrova të jetë startues për herë të parë këtë sezon në Serie A te skuadra e Juventusit.

Raportohet se Zhegrova pritet të luajë nga minuta e parë kundër Sassuolos, ndeshje kjo që luhet të martën mbrëma në kuadër të xhiros së 19-të.

Arsyeja që Zhegrova pritet të aktivizohet është portugezi Francisco Conceicao, i cili mbetet në dyshim për këtë përballje pasi u detyrua të largohet pas pjesës së parë ndaj Lecces.

Kështu që, Conceicao mund të mos ftohet fare për këtë ndeshje nga trajneri Luciano Spalletti, në mënyrë që të jetë i gatshëm për duelet tjera.

Zhegrova ka 7 paraqitje në Serie A deri më tani dhe në të gjitha është aktivizuar nga banka e rezervistëve.

Në total, 26-vjeçari këtë sezon ka 12 ndeshje të luajtura për Juventusin, ekip të cilit iu bashkua nga Lille për 20 milionë euro.

Të ngjashme

Të fundit