Përfaqësuasja e Kosovës sot do të përballet me Lituaninën, në Ligën e Kombeve.
Franco Foda tashmë ka publikuar 11-shen startuse.
Befasi është se portieri Aro Muric është në bankën rezerve.
Në vendin e tij është prurja e re, Amir Saipi.
Në mbrojtje titullar janë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Donat Rrudhani.
Mesfusha përbëhet nga Valon Berisha, Elvis Rexhbeçaj e Florent Muslija, ndërsa Milot Rashica e Edon Zhegrova janë si sulmues anësor.
Ndeshja mes Lituanisë dhe Kosovës zhvillohet në ”zhvillohet në ”S. Dariaus ir S. Girėno stadionas” në Kaunas, më fillim nga ora 15:00.
Kosova këtë edicion të Ligës së Kombeve ka zhvilluar dy ndeshje, ku ka regjistruar një fitore dhe një humbje.
”Dardanët” tre ditë më vonë, më 15 tetor e pret Qipron në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.