Edon Zhegrova ka zbarkuar në mëngjesin e sotëm në Torino, ku do ta nisë një epokë të re të karrierës.
Ylli kosovar u prit ngrohtësisht nga tifozët e Juventusit, ndërsa nuk përtoi të shpërndante autografe.
Më pas, futbollisti i derisotëm i Lillet e mori rrugën drejt qendrës mjekësore “J Medical”, ku është duke i kryer vizitat mjekësore me Bardhezinjtë, shkruan “Gazeta Express”.
Kjo shihet edhe në këtë foto të shpërndarë nga Juventusi.
E pasi t’i kompletojë vizitat mjekësore, përfaqësuesi kosovar, i cili do të mungojë në ndeshjet e shtatorit, do ta nënshkruajë kontratën afatgjate me “Bianconeri”, ndërsa pritet të paguhet rreth 2,5 milionë euro në vit.
Ndonëse kishte mundësi të transferohej edhe në Olympique Marseille, “Messi i Kosovës” e zgjodhi Juventusin, për ta bërë kështu një hap të madh në karrierë.