Edon Zhegrova ka shpërthyer si një bombë fundjavën që shkoi në futbollin francez.
Ylli kosovar e ndihmoi Lillen në fitoren 3:1 ndaj Lorientit pasi i realizoi dy gola për dy minuta në fund të takimit, pak minuta pasi u inkuadrua në lojë.
Dhe, përfaqësuesi kosovar u përfshi në ekipin ideal të xhiros së 29-të të Ligue 1, duke qenë lojtari i dytë më i mirë i skuadrës me notën 9.0.
Zhegrova vinte nga goli i shënuar ndaj Andorrës për Kosovën dhe vazhdoi kështu me super-formë.
Përkrah tij në sulm gjendet Lionel Messi, i cili e mori notën 8.1 përkundër humbjes së Paris Saint-Germainit nga Lyoni në shtëpi.
E sulmin e kompleton lojtari i Reimsit, Alexis Flips, i cili falë dy golave të shënuar ndaj Nantes, u zgjodh njëherësh edhe lojtari i javës në ligën elitare franceze.