22.5 C
New York
Wednesday, August 6, 2025

Buy now

Zhegrova në negociata me Marseillen

- Advertisement -

Olympique Marseille ka filluar bisedimet me skuadrën e Lillet për transferimin e mundshëm të Edon Zhegrovës, shkruan të martën eksperti i transferimeve në futboll, Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, bisedimet tashmë kanë filluar por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare sa i përket kësaj çështjeje.

Sulmuesi i krahut, së fundmi nuk u ftua nga trajneri i Lillet, Bruno Genesio, për kampin stërvitor që skuadra franceze e mbajti në Iserlohn të Gjermanisë nga data 28 korriku deri më 2 gusht.

Reprezentuesi i Kosovës ka kohë që nuk po ushtron me ekipin e parë të Lillet, gjë që po e bën me ekipin e dytë.

Për Zhegrovën ka interesim edhe nga disa skuadra prej Italisë, si Napoli e Anglisë, West Ham Unitedi.

26-vjeçari ka kont kontratë me Lillen deri në verën e vitit të ardhshëm kurse nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi.

Të ngjashme

Të fundit