19.8 C
New York
Wednesday, September 17, 2025

Buy now

Zhegrova me statistika impresionuese në debutim me Juventusin në Champions

- Advertisement -

Edon Zhegrova debutoi mbrëmë në fanellën e Juventusit duke e bërë kështu rikthimin në fushën e blertë pas nëntë muajsh.

Ylli kosovar nuk po luante që nga dhjetori i vitit të kaluar shkaku i një lëndimi, ndërsa mbrëmë e dha kontributin e tij në rikthimin e madh në Ligën e Kampionëve.

Juve ishte duke humbur 2:4 dhe menjëherë u vërejt efekti i inkuadrimit në lojë të përfaqësuesit kosovar.

“Bianconeri” bënë rikthim sensacional duke shënuar dy herë në minutat shtesë për të barazuar në fund në 4:4.

E pas lojës janë zbuluar edhe statistikat e ish-futbollistit të Baselit dhe të Lillet, i cili luajti 11 minuta.

26-vjeçari i pati 15 prekje të topit në këtë periudhë, ndërsa e kishte një duel të fituar dhe i kishte pasimet 75% të sakta.

Një debutim pozitiv që është vlerësuar lart edhe nga tifozët Bardhezi.

Trajneri Igor Tudor e përfshiu në listë befasisht Zhegrovën pasi pritej që ai ta fitonte ftesën e parë vetëm në fundjavë në Serie A.

Sidoqoftë, anësori ofanziv pritet të ketë gjithnjë e më shumë hapësira tek ekipi i ri, ndërsa do të mundohet ta tregojë veten siç ka bërë edhe tek Lille, ku ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të ekipit.

Të ngjashme

Të fundit