Edon Zhegrova nuk e nisi nga fillimi ndeshjen e Juventusit ndaj Udineses, mirëpo luajti 12 minuta.
Juventusi fitoi 2-0 ndaj Udineses, për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.
“Zonja e Vjetër” shënoi nga një gol për pjesë.
Në pjesën e parë, Jonathan David shënoi për 1-0, në minutën e 23-të të ndeshjes.
I njëjti shënoi përsëri në të 34-ën, mirëpo goli iu anulua, shkaku i pozitës jashtëloje.
Në pjesën e dytë, Juventusi shënoi përmes Manuel Locatellit.
Locatelli shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 68-të.
Në minutën e 83-të, Edon Zhegrova u inkuadrua në vend të Kenan Yildizit.
Zhegrova luajti për 12 minuta, duke përfshirë edhe minutat e kohës shtesë.
Ai pati paraqitje të mirë, për ato momente, duke bërë disa driblime e pasime të sakta.
Juventusi me këtë fitore kalon në çerekfinale të Kupës, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Genoa – Atalanta.






