Këngëtari i njohur Kidda ka publikuar këngën e tij më të re, në bashkëpunim me reperin ZKR, të titulluar “Zhegrova”.
Siç kuptohet edhe nga titulli, projekti muzikor i dedikohet futbollistit të njohur shqiptar, Edon Zhegrova lojtar i Kombëtares së Kosovës dhe tashmë lojtari më i ri i klubit prestigjioz italian, Juventus.
Kënga nuk është vetëm një dedikim për talentin dhe suksesin e Zhegrovës, por përmes tekstit i drejtohet edhe të gjithë shqiptarëve.
Projekti është realizuar me videoklip, i cili shoqëron ritmin energjik të këngës.
Vetë Edon Zhegrova është pjesë e klipit, duke shtuar autenticitet dhe emocion në këtë bashkëpunim të veçantë.
Disa nga skenat janë xhiruar në stadiumin e Kosovës, duke e lidhur edhe më shumë me frymën kombëtare të këngës.
“Zhegrova” është pritur me shumë interes dhe ka nisur të grumbullojë reagime pozitive nga fansat.